Kërkojnë mbrojtjen e Zvërnecit, pas 2 orësh përfundon protesta përpara Kryeministrisë, nesër qytetarët sërish tubim

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/ Qytetarët kanë përfunduar pas 2 orësh ditën e dytë të protestës përpara Kryeministrisë për mbrojtjen e zonës së mbrojtur të Zvërnecit, teksa njoftuan se do të mblidhen sërish nesër në orën 18:00.

Ata u grumbulluan fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike.
Më pas ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ku ngritën dhe një podium, me disa prej qytetarëve që morën fjalën.

Disa protestues rrethuan me tel me gjemba godinën e Ministrisë së Brendshme, si shenjë e pakënaqësisë për situatën dhe për të kërkuar mbrojtjen e Zvërnecit.
Tubimet e një dite më parë treguan një angazhim të gjerë të qytetarëve, të cilët marshuan nga Drejtoria e Policisë së Tiranës drejt Ministrisë së Brendshme dhe përfunduan para Kryeministrisë, duke nënvizuar rëndësinë që ka ruajtja e hapësirave të mbrojtura dhe çështjet mjedisore.
19:03 Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Në Tiranë po mbahet protesta e dytë radhazi sa i përket mbrojtjes së Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme, me marshimin që do të vijojë drejt Kryeministrisë. Gjatë protestës, disa nga qytetarët kanë rrethuar me tel me gjemba godinën e Ministrisë së Brendshme, si shenjë e protestës së tyre për mbrojtjen e Zvërnecit.

18:53 Dita e dytë radhazi e protestës në Tiranë për Zvërnecin, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Tirana është sërish në qendër të vëmendjes, pasi qytetarët kanë dalë në rrugë për të mbrojtur zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Protestuesit janë grumbulluar fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë shkuar përpara Kryeministrisë. Në duar mbajnë pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka komentuar...

Spektakël në Divjakë ,sheshi “pushtohet” nga buzëqeshjet e fëmijëve, ngjyrat dhe emocionet e 1 Qershorit

Nga Sara Tarko DIVJAKË,1 qershor 2026/Albania Express News/Sot, sheshi kryesor...

Dita e dytë radhazi e protestës në Tiranë për Zvërnecin, qytetarët nisin marshimin nga Ministria e Brendshme drejt Kryeministrisë

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/Tirana është sërish në qendër...