Spanja reagon me spektakël, mund me poker Arabinë Saudite dhe merr tre pikët e para në Botëror

BOTËRORI 2026 ,21 qershor 2026/Albania Express News/Spanja ka marrë tre pikët e para në Botëror, duke mundur me rezultatin 4-0 Arabinë Saudite.

Sfida e luajtur në Atlanta nisi me një ritëm të lartë nga kampionët e Europës, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 10’ me yllin e tyre, Lamine Yamal.

Më pas, ishte Oyarzabal që shënoi dy herë brenda tre minutave (21’, 23’), duke hedhur KO sauditët që në pjesën e parë.

Në startin e pjesës së dytë, ishte Cucurella që shënoi dhe golin e katërt, duke siguruar përfundimisht tre pikët e para të “La Roja”-s.

Në fund shënoi edhe Ferran Torres, por goli u anulua për një pozicion të parregullt të sulmuesit të Barcelonës.

Me këtë fitore, Spanja merr kreun e Grupit H me katër pikë dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Rezultati:

Spanjë 4-0 Arabia Saudite

Yamal 10′, Oyarzabal 21′, 24′, Cucurella 49′

Ngjarjet Kryesore:

90+8′ Mbyllet sfida me fitoren 4-0 të Spanjës!

90+2′ Ferran Torres shtyn topin drejt rrjetës, por goli anulohet për pozicion të parregullt.

90′ Akorodhen 6 minuta shtesë.

49′ Goool Spanja 4-0/ Cucurella provon me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës dhe ndëshkon portierin Al Owais. 

46′ Nis pjesa e dytë!

45+5′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 5 minuta shtesë.

24′ Goool Spanja 3-0/ Pas një topi në zonë, Oyarzabal e shtyn drejt rrjetës, duke shënuar të dytin personal dhe të tretin për “La Rojan”. 

21′ Goool Spanja 2-0/ Oyarzabal gjen një top në zonë dhe godet duke tundur rrjetën. 

10′ Goool Spanja 1-0/ Oyarzabal hedh një top në zonë dhe Yamal e shtyn drejt rrjetës. 

1′ Nis sfida!

Formacionet Zyrtare:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit stacionohen para Kryeministrisë, nisin fjalimet: Diaspora është me ne

TIRANË ,21 qershor 2026/Albania Express News/Po mbahen në kryeqytet...

Edmond Hysi, njeriu që e ktheu penelin në frymëmarrje

Nga Bujar Qesja Mjeshtër i Madh DURRËS ,21 qershor 2026/Albania Express...

Kupa e Botës/ Gjermania siguron kualifikimin në 1/32, Nagelsmann: Përpjekje e jashtëzakonshme, zëvendësimet rezultuan vendimtare

BOTËRORI 2026 ,21 qershor 2026/Albania Express News/Gjermania siguroi kualifikimin...