SPAK bashkëpunon me Prokurorinë Speciale të Malit të Zi për luftën kundër krimit transnacional

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri (SPAK), Altin Dumani, dhe prokurori Bledar Maksuti udhëtuan këtë të martë drejt Podgoricës, ku u takuan me homologët e tyre vendas për të diskutuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit transnacional.

Dumani dhe Maksuti u pritën në zyrë nga Vladimir Novović, kryeprokurori special i Malit të Zi. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve, veçanërisht në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike në të dy vendet.

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Malit të Zi kanë koordinuar më parë operacione kundër grupeve, kryesisht shqiptare, që trafikojnë drogë nga vendet e Amerikës Latine drejt porteve europiane, dhe më pas përmes Malit të Zi drejt Shqipërisë.

Një rast i veçantë ishte zbulimi i laboratorit të drogës në fshatin Frakull të Fierit, ku u kap rreth gjysmë tonë kokainë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga rruga tokësore nga Mali i Zi, pasi mbërriti më parë nga deti e tretur në pleh kimik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME