SPAK aksion në Tiranë/ Kontrolle në disa ‘Call Center-a’, shoqërohet një punonjës policie! Në kërkim pronarët

Prokuroria e Posaçme ka nisur sot një aksion në disa ‘Call Center-a’ në Tiranë. • Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm, ku kontrollet janë zgjeruar dhe në banesa. • Burime nga aksioni bëjnë me dije se SPAK, ka shpallur në kërkim pronarët e ‘Call Center-it’ pranë rrugës Sami Frashëri në kryeqytet. • Në aksion janë përfshirë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), të cilët kanë ndaluar një efektiv policie me kërkesë të SPAK. • Ka dyshime që në këtë rrjet mashtrimi të përfshirë janë edhe disa te tjerë, pjesë e uniformave blu. Deri më tani nuk janë lëshuar masa sigurie, por vetëm masa kontrolli që janë firmosur nga Gjykata e Posaçme. • Nga aksioni i zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me agjentët e BKH-së janë sekuestruar disa dokumente, pajisje elektronike si dhe para në cash. • Operacioni ka nisur fillimisht në disa ambiente ku ndodheshin ‘Call Center-at’ si dhe më vonë është zgjeruar dhe në banesa. • Kohët e fundit SPAK ka ndërmarrë aksione të ndryshme në shumë ‘Call Center-a’ në vend. • Nga këto kontrolle janë sekuestruar miliona euro pasuri si dhe janë arrestuar disa persona

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Botërori 2026 ka nisur me spektakël...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe brohorasin: Pa rini nuk ka Shqipëri

TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e qytetarëve ka...

Kupa e Botës ngre siparin, ceremonia madhështore me performancën spektakolare të Shakirës

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Ka ardhur momenti. Spektakli më i...