Sot seancë plenare në Kuvend, deputetët pritet të votojnë një sërë projektligjesh dhe marrëveshjesh

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 dhe pritet të jetë më e gjatë se zakonisht. Rendin e ditës e nis një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Gjithashtu janë parashikuar për diskutim dhe miratim disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, menaxhimin e kimikateve, akuakulturën dhe mbrojtjen e tokës bujqësore.
Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë marrëveshje ndërkombëtare, mes të cilave ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit teknik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe marrëveshja e huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila synon rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë–Durrës dhe zgjerimin e projektit me ndërtimin e lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Në seancë do të diskutohet gjithashtu projektligji për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, si dhe ndryshime në ligjin “Për librin në Republikën e Shqipërisë”.
Në axhendë është përfshirë edhe emërimi i një anëtari të Këshillit të Statistikave. Një pjesë e konsiderueshme e seancës do t’i kushtohet miratimit të projektrezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura për vitin 2025.
Mes tyre janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Instituti i Statistikave (INSTAT), Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH), Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Enti Rregullator i Energjisë (ERE), Enti Rregullator i Ujit (ERRU), si edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).
Sakaq, mbetet për tu parë nëse do të ketë protestë para Kuvendit. Nga ana tjetër, në dy seancat e fundit opozita ka bojkotuar me mosprezencën e saj dhe pritet të shihet nëse do të kthehet ditën e sotme. Në prapaskenë ka pasur përplasje mes deputetëve, që e kanë kundërshtuar këtë veprim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr në një njësi shërbimesh në qytetin e Elbasanit, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Një zjarr i rënë...

U përplas me Berishën, Kuçana bën akuzën e fortë: Kushdo që do të bëjë karrierë në PD, duhet të kalojë nga zyra e Flamur...

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-kandidatja për deputete e...

AF Elbasani kërkon historinë në Europë, sot përballë BATE Borisov për një vend në turin e dytë të Conference League

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është gati...

Skandal me fondet e pensioneve, arrestohen tre zyrtare të Postës Shqiptare në Durrës! Dyshohet se përvetësuan 69 milionë lek

DURRËS ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Një operacion i gjerë...