“Sot marrin 280% më shumë se administrata”/ Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: Është gati 2 mijë euro më e lartë se ajo e Presidentit

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Pas reagimit të tij pak orë më parë për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në platformën X, duke sjellë të tjera të dhëna mbi pagat e gjyqtarëve në Shqipëri dhe rritjen e kërkuar prej tyre.

Rama argumenton se paga mesatare e gjyqtarëve në Shqipëri është aktualisht 280% më e lartë se paga mesatare në administratën shtetërore, ndërsa sipas tij është 60% më e lartë se paga mesatare e kolegëve në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ai shton se pagat e gjyqtarëve shqiptarë janë gjithashtu më të larta se ato në Kroaci, Bullgari dhe Serbi.
Sipas kryeministrit, nëse do të miratohej rritja e kërkuar e pagave, paga mesatare e gjyqtarëve do të tejkalonte edhe atë të kolegëve në Greqi, Rumani dhe Slloveni.

“Me rritjen e kërkuar me llogarinë vetë Zot vetë Shkop, paga mesatare e gjyqtarëve bëhet më e lartë se në Greqi, Rumani e Slloveni dhe 140% më e lartë se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në raport me administratën shqiptare ajo kërcen në 470% më shumë”, shkruan Rama.
Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, reagon sërish Rama: Gjykatësi fillestar në Shqipëri merr 500 euro më shumë se kolegët në Greqi
POLITIKË
Kryeministri ndalet edhe te raporti mes pagave të magjistratëve dhe drejtuesve më të lartë të shtetit. Sipas tij, me rritjen e kërkuar, paga mesatare e trupës gjyqësore do të ishte rreth 1 mijë euro më e lartë se ajo e Presidentit dhe 2 mijë e 200 euro më e lartë se paga e një ministri.
Rama thotë se diferenca do të ishte edhe më e madhe në rastin e pagës më të lartë në sistemin gjyqësor.
“Sot, aktualisht, është gati 2000 Euro më shumë se e Presidentit dhe 3000 Euro më e lartë se e ministrit, po bashkë me rritjen?!.. Oh, aty pastaj shkon mbi 5000 Euro më e lartë se e Presidentit dhe 6300 Euro më shumë se e ministrit!”, shprehet ai.
Në fund të reagimit, Rama e lidh çështjen e pagave me kallëzimin penal të bërë nga shoqatat e gjyqtarëve ndaj Ministrit të Financave dhe drejtuesve të thesarit në të gjithë vendin.
Postimi i plotë:
Sot paga mesatare e gjyqtarëve në Shqipëri është 280% më e lartë se paga mesatare të administratës shtetërore; 60% më e lartë se paga mesatare e kolegëve në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut; më e lartë se në Kroaci, Bullgari apo Serbi…
Me rritjen e kërkuar me llogarinë vetë Zot vetë Shkop, paga mesatare e gjyqtarëve bëhet më e lartë se në Greqi, Rumani e Slloveni dhe 140% më e lartë se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në raport me administratën shqiptare ajo kërcen në 470% më shumë…
Dhe nëse në të tëra vendet e tjera të rajonit, Europës dhe botës demokratike maja e piramidës së pagave në shtet është Presidenti, paga mesatare e rritur në rrugën jashtë parlamentit bëhet 1,000 euro më e lartë se paga e Presidentit dhe 2,200 euro më e lartë se paga e ministrit. Kjo për mesataren e gjithë trupës, se duke marrë nivelin më të lartë të pagës në sistemin gjyqësor sot, aktualisht, është gati 2000 Euro më shumë se e Presidentit dhe 3000 Euro më e lartë se e ministrit, po bashkë me rritjen?!.. Oh, aty pastaj shkon mbi 5000 Euro më e lartë se e Presidentit dhe 6300 Euro më shumë se e ministrit!
Duket si fantazi e shfrenuar po në fakt është lënda e kallzimit penal që shoqatat e gjykatësve i kanë bërë Ministrit të Financave dhe drejtorëve të thesarit në tërë Shqipërinë, pse nuk dorëzojnë çelësat e thesarit për marrjen e këtyre shumave marramendëse pa vendim të parlamentit…

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kryeministri Rama: Investimet në Sazan e Zvërnec tërheqin turizmin e vlerës

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...