Situatë problematike nga reshjet e dendura në disa zona në bashkinë Belsh, përmbytet segmenti rrugor Belsh–Trojas, tejmbushet liqeni në qendër

Emergjencat Civile të Prefekturës Elbasan bëjnë me dije se si pasojë e motit të keq të shoqëruar me reshje të dendura shiu, në bashkinë Belsh po mbizotëron një situatë problematike në disa zona . Sipas informacionit zyrtar, liqeni kryesor i Belshit ka shënuar rritje të ndjeshme të kuotës ujore dhe ka dalë nga shtrati.

Që prej ditës së djeshme janë hapur portat e shkarkimit për të menaxhuar prurjet e shtuara, ndërsa si pasojë e shkarkimit të digës së Trojasit, segmenti rrugor Belsh–Trojas është aktualisht i bllokuar pasi reshjet vijojnë të jenë me intensitet të lartë dhe rruga vijon të ndodhet nën ujë.

Autoritetet lokale dhe strukturat e Emergjencave Civile ndodhen në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen në këtë aks rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe normalizimin e situatës.Fatmirësisht autoritetet kanë ndërhyre me kohë për hapjen e portës së shkarkimit duke evituar përmbytjen e zonës urbane dhe pasojat katastrofike të saj për bizneset dhe familjet përgjatë bregut të liqenit të Belshit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Policia e Shtetit, rreth 1000 kandidatë vijojnë garën për Patrullën e Përgjithshm

TIRANË, 29 tetor 2026 / Albania Express News/ –...

ELBASAN – “Thu’Je”, platforma që bashkon institucionet, akademinë dhe të rinjtë në dialog për demokracinë dhe paqen

Universiteti i Elbasanit organizon platformën “Thu’Je – Platform for...

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë, ‘kunja’ për Messin: Futbolli u përket fansave

BOTA , 29 tetor 2026 /Albania Express News/-Cristiano Ronaldo...

Drejtoresha e burgjeve: Letrat e transferimit të Erion Veliajt sekret, urdhrin e firmosa unë, është informuar edhe SPAK

TIRANË, 29 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtoria e Përgjithshme...