Situatë kritike nga zjarri në Përparim të Peqinit, flakët përfshijnë rreth 20 hektarë ullishte dhe pemëtore

PEQIN, 1 tetor 2026 /Albania Express News/- Një situatë kritike është krijuar nga një zjarr masiv në një fshat të Njësisë Administrative Përparim, në bashkinë Peqin, ku flakët kanë përfshirë rreth 20 hektarë ullishte, pemëtore dhe sipërfaqe me shkurre.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke krijuar vatra të mëdha dhe një situatë që, sipas të dhënave nga terreni, aktualisht paraqitet jashtë kontrollit.

Për përballimin e situatës janë mobilizuar dhjetëra forca zjarrfikëse dhe mjete nga Peqini dhe bashkitë përreth. Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe dy helikopterë, ndërsa ekipet në terren po punojnë intensivisht për izolimin e vatrave.

Prioriteti kryesor i forcave të emergjencës është mbrojtja e banesave dhe e banorëve, pasi flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme pranë zonave të banuara.

Era dhe terreni po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa ekipet zjarrfikëse po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit dhe të krijojnë barriera për të shmangur afrimin e flakëve drejt banesave.

Situata vijon të monitorohet nga strukturat e emergjencave, ndërsa ndërhyrja nga ajri dhe toka po vijon pa ndërprerje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

TIRANË , 22nëntor 2026/Albania Express News/-22 nëntori është Dita...

Dita e Alfabetit, Peleshi: Kongresi i Manastirit, hap vendimtar në formësimin e identitetit kombëtar shqiptar

TIRANË , 24 nëntor 2026/Albania Express News/-Me rastin e...

Britanikët “ndërrojnë mendje”! Sondazhi nxjerr rikthimin në BE në krye në 512 nga 632 zonat zgjedhore

TIRANË , 24 nëntor 2026/Albania Express News/-Një sondazh i...