Situatë dramatike, fshatra të shkrumbuar në Gramsh nga flakët. Një i vdekur, disa të lënduar, banorë të bllokuar, helikopterët në gatishmëri për evakuime emergjente

Nga Fatmir Popja

Një situatë alarmante dhe tragjike po ndodh në Gramsh, ku disa fshatra janë përfshirë nga zjarre masive që kanë lënë pas shkatërrim, të plagosur dhe, fatkeqësisht edhe një viktimë.

Në orët e para të pasdites së së martës, fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie janë vendosur nën pushtetin e flakëve dhe tymit të dendur, me zjarre, flakët e të cilëve arrijnë në disa metra lartësi.

Sipas njoftimeve zyrtare, fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka vijuar me evakuimin e banorëve, duke bërë apel për bashkëpunim maksimal nga komuniteti lokal.

Në fshatin Kullollas sipas policisë , një i moshuar rreth 80 vjeç ka humbur jetën tragjikisht, pasi dyshohet se ndezi zjarr në kopshtin e banesës, i cili më pas doli jashtë kontrollit. I moshuari u asfiksua nga tymi, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në një zonë të gjerë përreth.

Ndërkohë, në stadiumin “Myslim Koçi” të qytetit të Gramshit, janë vendosur helikopterët e emergjencave civile në gatishmëri të plotë, të cilët po presin të transportojnë të plagosurit e rëndë drejt Repartit të Djegieve në Tiranë.

Stadiumi është kthyer në një qendër koordinimi për evakuimin e të dëmtuarve dhe ndihmën mjekësore të menjëhershme.

Zjarret kanë prekur edhe trashëgiminë kulturore, pasi është djegur teqeja e Shemberdhenjës, një objekt me rëndësi historike dhe shpirtërore për zonën.

Brenda saj dyshohet se ka mbetur i bllokuar një person, ndërsa fati i tij ende nuk dihet.

Në një tjetër incident dramatik, në fshatin Bulçar, një grua me dy fëmijë është bllokuar në fermë, duke kërkuar ndihmë urgjente nga autoritetet.

Por ndërhyrja e ambulancave dhe forcave zjarrfikëse është bërë tepër e vështirë, për shkak të terrenit të thyer dhe flakëve të mëdha që rrezikojnë edhe jetën e ekipeve të shpëtimit.

Situata në Gramsh është kritike dhe kërkon mobilizim të jashtëzakonshëm nga të gjitha strukturat shtetërore, mbështetje nga ajri, ndihmë humanitare dhe solidaritet të gjerë për përballimin e kësaj fatkeqësie që po prek rëndë banorët dhe natyrën e zonës.

Në Gramsh ka shkuar edhe ministri i brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile si edhe autoritete të tjera shtetërore dhe të gjitha strukturat janë mobilizuar për të kontribuar në minimiziminne dëmeve të kësaj katastrofe të shkaktuar nga zjarret, flakët e të ciléve kanë pushtuar fshatra të tërë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Atli Mani i Pejkut: Shqiptari që ngre shqiponjën mbi tokën e tij

-Njeriu që e shenjtëroi punën me djersë “Në këtë tokë,...

Ballkani Perëndimor miraton paketën ekonomike historike në Londër: nga planet në veprime konkrete

Ministrat e Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë...