Fillon transportimi me helikopter i të lënduarve nga flakët në Gramsh drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë

Nga Fatmir Popja

Në një situatë dramatike që po përjeton Gramshi prej disa ditësh, ka nisur zyrtarisht transportimi me helikopter i të lënduarve nga flakët drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë. Helikopterët e emergjencave civile, të dislokuar në stadiumin “Myslim Koçi” të qytetit të Gramshit, po përdoren për evakuimin urgjent të personave të djegur ose në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e zjarreve apokaliptike që kanë përfshirë dhjetëra fshatra të zonës.

Të plagosurit po transportohen nën masa të rrepta sigurie dhe kujdes të specializuar mjekësor, ndërsa autoritetet vijojnë betejën për të mbajtur situatën nën kontroll.

Stadiumi i qytetit të Granshit është shndërruar në një qendër emergjence ku sistemohen të dëmtuarit për trajtim të menjëhershëm dhe evakuim ajror.

Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, të lënduar, humbje jete dhe një valë evakuimesh nga fshatra si Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas dhe Bulçar.

Shumë banorë ndodhen ende në nevojë për ndihmë dhe strehim, ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira.

Autoritetet shtetërore kërkojnë bashkëpunim dhe qetësi nga komuniteti, ndërsa çdo përpjekje po përqendrohet në shpëtimin e jetëve dhe minimizimin e pasojave të mëtejshme të zjarreve më shkatërruese të shekujve të fundit .

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Revolta në ditën e 45! Protestuesit marshojnë, oshëtijnë rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Pasi protestuan për disa...

Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kylian Mbappé vazhdon...

Tragjedi në Cërrik/ Policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur në aksidentin në aksin Mollas–Gostimë

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Policia ka dhënë informacionin...