“Shtëpia me dy çati” e Rezart Palluqit promovohet në Bibliotekën “Qemal Baholli”

Në ambientet e Bibliotekës Publike “Qemal Baholli” në Elbasan u zhvillua një veprimtari kulturore e veçantë, kushtuar promovimit të romanit “Shtëpia me dy çati” të autorit elbasanas me banim në Holandë, Rezart Palluqi.

Në aktivitet morën pjesë lexues, miq dhe dashamirës të librit, të cilët ndoqën me interes diskutimin mbi këtë vepër me tematikë të thellë njerëzore dhe shoqërore. Takimi u shndërrua në një bashkëbisedim të hapur mbi letërsinë dhe krijimtarinë bashkëkohore elbasanase.

Një analizë të detajuar mbi strukturën, stilin dhe mesazhet e romanit e bëri studiuesi dhe miku i autorit, Verjon Fasho, i cili solli një këndvështrim të pasur mbi mënyrën se si autori ndërthur realitetin shqiptar me përvojën e jetës në emigracion.

Përshtypje dhe komente mbi librin ndanë gjithashtu shkrimtarët Eduart Hoxholli, Hyqmet Zane, Ildije Xhemali dhe Ahmet Mehmeti, të cilët vlerësuan origjinalitetin e stilit të Palluqit dhe fuqinë e mesazheve që përcjell romani.

Në fund, atmosfera e ngrohtë dhe bisedat mes të pranishmëve e kthyen këtë promovim në një moment të bukur reflektimi e frymëzimi për të gjithë të dashuruarit pas letërsisë.

Biblioteka “Qemal Baholli” falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj veprimtarive kulturore dhe letrare që zhvillohen në këtë institucion.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...