Izraeli dhe Hamasi bien dakord për fazën e parë të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, që synon t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës. Lajmi u konfirmua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili e përshëndeti marrëveshjen si një moment historik për vendin.

“Një ditë e madhe për Izraelin. Sot do të mbledh qeverinë për të miratuar marrëveshjen dhe për të sjellë të gjithë pengjet tona të dashura në atdheun e tyre”, deklaroi Netanyahu.

Kryeministri izraelit shprehu gjithashtu mirënjohje për forcat e armatosura dhe shërbimet e sigurisë që, sipas tij, kanë luajtur një rol vendimtar në arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Falënderoj ushtarët e guximshëm të Forcave Mbrojtëse të Izraelit dhe të gjitha forcat e sigurisë. Falë guximit dhe sakrificës së tyre kemi arritur në këtë ditë,” shtoi Netanyahu.

Kjo marrëveshje shihet si një hap i rëndësishëm drejt ndalimit të përplasjes së përgjakshme që ka shkaktuar mijëra viktima dhe shkatërrime të mëdha në Gaza, ndërsa pritet të pasohet nga faza të tjera të planit për paqe të qëndrueshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Jam lodhur shpirtërisht”/ Gazetari Xhensil Shkëmbi apel për vajzën e sëmurë: Ka ardhur koha që shteti të përgjigjet

KORÇË,20 maj 2026/Albania Express News/Gazetari Xhensil Shkembi ka përcjellë...

Miratohen tre shpronësime për projekte infrastrukturore në Elbasan, Lushnjë dhe aksin Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Këshilli i Ministrave miratoi sot...

“Aeroportin le ta marrin”, Behgjet Pacolli shpërthen ndaj shtetit: U cenua dinjiteti i punëtorëve dhe imazhi i Shqipërisë

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News/Reagimi i biznesmenit dhe ish-presidentit...