Shtegu “Llangë – Shpella e Akullit”, një thesar natyror që mahnit në çdo stinë në Parkun Kombëtar “Shebenik”

Parku Kombëtar “Shebenik” vijon të mbetet një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit natyror në vend, ku shtegu “Llangë – Shpella e Akullit” spikat si një prej itinerareve më të bukura dhe më të frekuentuara. Ky shteg mund të përshkohet në çdo stinë të vitit, falë vështirësisë së moderuar dhe terrenit të përshtatshëm, duke u kthyer në një zgjedhje ideale si për adhuruesit e natyrës, ashtu edhe për turistët aventurierë.

Gjatë ecjes, vizitorët përballen me pamje mahnitëse, gjurmë të kalldrëmeve të vjetër dhe elementë që dëshmojnë historinë e zonës, të ndërthurura në mënyrë harmonike me natyrën e paprekur. Pyjet e dendura të ahut, kullotat malore të Letmit dhe burimet e shumta ujore i japin këtij shtegu një bukuri të veçantë, sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës, kur ajri i pastër dhe freskia e natyrës ofrojnë një përvojë unike për vizitorët.

Në fund të shtegut, Shpella e Akullit shfaqet si një nga atraksionet turistike më mbresëlënëse të parkut, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Ky destinacion po kthehet në një pikë referimi për turizmin e qëndrueshëm dhe aventurën natyrore, duke e bërë Parkun Kombëtar “Shebenik” një perlë të vërtetë të trashëgimisë natyrore shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Derbi i Torinos, policia parandalon një përplasje mes tifozëve ultras

ITALI ,24 maj 2026/Albania Express News/Forcat e rendit në...

Marrëveshja SHBA-Iran do të quhet “Deklarata e Islamabadit”, raundi i ri i bisedimeve më 5 qershor

IRAN,24 maj 2024/Albania Express News/Një marrëveshje paraprake mes Iranit...

Sali Berisha: IBAR rrëzoi mashtrimet e kryeministrit Rama

TIRANË, 24 maj 2026/Albania Express News/ Kryetari i Partisë...