Shqipëria vëmendje të jashtëzakonshme nga tregjet ndërkombëtare në panairin e turizmit në Madrid

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Fitur në Madrid, Spanjë është tashmë një traditë e konsoliduar.

Në këtë panair Shqipëria po prezantohet me moton “Albania All Senses”, duke promovuar destinacionet turistike, produktet autentike dhe ofertën e plotë të shërbimeve turistike të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky panair, që përfaqëson gjithashtu takimin e parë të vitit për profesionistët botërorë të turizmit.

Rama tha se ky panair po tërheq vëmendjen e agjencive të huaja.

“Në panairin e turizmit në Madrid, që është dhe pikëtakimi i profesionistëve të turizmit, ku marrin pjesë mbi 160 vende nga e gjithë bota dhe më shumë se 10,000 kompani, Shqipëria po merr një vëmendje të jashtëzakonshme nga tregjet ndërkombëtare si një destinacion turistik dhe autentik gjithëvjetor”, theksoi Rama.

Përgjatë pesë ditëve mirëpret profesionistë të sektorit të turizmit, autoritete vendimmarrëse, si dhe vizitorë të interesuar për të mësuar më shumë rreth destinacioneve dhe ofertave turistike ndërkombëtare.

Shqipëria po përjeton një periudhë të artë në zhvillimin e turizmit, duke u shndërruar në një nga sektorët më dinamikë dhe me ndikim në ekonominë kombëtare. Rritja e vazhdueshme e flukseve turistike, investimet infrastrukturore dhe orientimi drejt standardeve ndërkombëtare po e pozicionojnë vendin si një destinacion gjithnjë e më konkurrues në rajon dhe më gjerë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Astana vlerëson Dinamo City , Babajan: Na pret një ndeshje e vështirë, por nuk kërkojmë alibi

ELBASAN ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Një ditë para sfidës...

Rekord i frikshëm në Spanjë, temperatura në Barcelonë arrin nivelin më të lartë në histori

SPANJË 8 korrik 2026/Albania Express News/-Barcelona ka shënuar një...

Punimet në aksin Elbasan–Rrogozhinë drejt fundit, realizimi i projektit arrin në 87%

ELBASAN ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Ministri i Infrastrukturës dhe...