Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të ndikohet nga vranësira të shumta, të cilat pritet të dominojnë gjatë gjithë ditës. Rritja e lagështirës në ajër do të sjellë mundësi për reshje të herëpashershme shiu, kryesisht në jug dhe pjesërisht në qendër të territorit.
Megjithatë, pasditja dhe mbrëmja pritet të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin.
Temperaturat do të variojnë nga 9°C në mëngjes deri në 33°C në mesditë. Era do të fryjë mesatare deri e fortë në brigjet detare, me shpejtësi mbi 50 km/h nga veriperëndimi, duke krijuar dallgë deri në 3 ballë.