Shqipëria merr pjesë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Norvegji

Në Forde të Norvegjisë ka nisur dje Kampionati Botëror i Peshëngritjes, aktivitet që do të vijojë deri më 11 tetor. Në këtë kompeticion, i cili konsiderohet më i rëndësishmi vjetor për sportistët e shtangës, Shqipëria do të përfaqësohet nga tre sportistë të spikatur.

Kombëtarja kuqezi përbëhet nga dy kampionët e mëdhenj, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, si dhe nga talenti i ri, Ertjan Kofsha. Calja dhe Qerimaj, të cilët janë në metrat e fundit të karrierës së tyre të suksesshme, do të konkurrojnë në kategorinë e peshave 79 kg, ndërsa 20-vjeçari Kofsha do të provojë forcën e tij në kategorinë 94 kg.

Sipas kalendarit të garave, i pari që do të ngjitet në pedanë do të jetë Briken Calja, i cili do të nisë nga Bateria C e kategorisë 79 kg më 6 tetor në orën 12:00. Disa orë më vonë, në orën 17:00, do të jetë radha e Erkand Qerimajt në të njëjtën kategori, por në Baterinë B, ku konkurenca është e fortë dhe pjesëmarrësit janë të ndarë në katër bateri. Ertjan Kofsha do të garojë më 8 tetor në orën 14:00 në Baterinë C të kategorisë 94 kg, duke u përballur me pjesëmarrësit më të mëdhenj të këtij aktiviteti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...