Shqipëria bën detyrën ndaj San Marinos, “tris” golash në transfertë për të marrë kreun e grupit

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Kuqezinjtë e nisën takimin në mënyrë kërkuese dhe që në minutat e para u vendosën në gjysmëfushën e San Marinos. Muçi dhe Asllani provuan nga distanca, ndërsa portieri vendas u detyrua të ndërhynte në disa raste.
Goli i avantazhit erdhi në minutën e 21-të. Pas një goditjeje nga këndi, Manaj devijoi topin drejt shtyllës së dytë, ku Mehmeti u shfaq në momentin e duhur dhe e shtyu sferën në rrjetë për 0-1.

Shqipëria vijoi të sulmonte dhe vetëm gjashtë minuta më vonë gjeti edhe golin e dytë. Në minutën e 27-të, pas një goditjeje dënimi të Manajt, portieri i San Marinos grushtoi topin, por sfera përfundoi te Uzuni, i cili gjuajti menjëherë dhe realizoi. Goli u kontrollua për rreth dy minuta nga VAR-i, përpara se të konfirmohej.
Pas avantazhit të dyfishtë, Shqipëria uli disi ritmin dhe i dha më shumë hapësira kundërshtarit. San Marino provoi të afrohej pranë portës së Sherrit, por pa krijuar raste të pastra për gol.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2. Në fraksionin e dytë, San Marino e nisi më mirë dhe në minutën e 57-të pati një rast të rrezikshëm, por Sherri reagoi shpejt dhe devijoi topin jashtë.
Shqipëria nuk vonoi të rikthehej te kontrolli i lojës dhe në minutën e 65-të shënoi edhe golin e tretë. Pas një goditjeje këndi, topi përfundoi te Manaj, i cili në tentativën e dytë mposhti portierin vendas dhe vulosi rezultatin në 0-3.
Në vazhdim, trajneri Maran bëri disa zëvendësime, duke u dhënë minuta edhe lojtarëve të tjerë. Hoxha pati një mundësi për të shënuar, ndërsa San Marino provoi të reagonte, por pa mundur të ndryshonte rezultatin.
Në minutën e 80-të, Hasa zëvendësoi Mehmetin, ndërsa ndeshja u mbyll me fitoren 0-3 të Shqipërisë. Shqipëria e mbylli kështu takimin me një fitore të pastër, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke realizuar tri gola në transfertë.
Në ndeshjen tjetër të grupit Finlanda dhe Bjellorusia barazuan pa gola, duke i dhënë mundësinë Kombëtares sonë që pas kësaj fitoreje të marrë kreun e grupit.
REZULTATI LIVE
San Marino-Shqipëri 0-3
Mehmeti 21′, Uzuni 27′, Manaj 65′
MINUTË PAS MINUTE
90+1′ Mbyllet ndeshja me fitoren e pastër të kuqezinjve.
84′ Ndeshja merr doza qetësia. Kuqezinjtë ulin ritmin, San Marino e pafuqishme.
65’ Goool Shqipëria 0-3! Rey Manaj arrin të finalizojë pas dy tentativave si duhet një aksion të kuqezinjve, që kërkojnë ta kthejnë në festival golash. (Video)
64’ Zbritje e shpejtë e Muçit, që shërben për Manajn, i cili godet dhe ndalet nga portieri.
56’ San Marino i afrohet golit, pot pritja vendimtare e Sherrit i mohon ngushtimin e diferencës miqve.
46′ Nis pjesa e dytë, Maran nxjerr Gjimshitin dhe aktivizon Kumbullën.
45′ Mbyllet pjesa e parë.
44’ Mehmeti tregohet edhe një herë i rrezikshëm, por gjuajtja e tij devijohet nga kundërshtarët. Shqipëria vazhdon të këmbëngulë për golin e tretë.
27’ Goool Shqipëria 0-2! Të pandalshëm kuqezinjtë, që shënojnë të dytin me Myrto Uzunin, i cili shtyn në rrjetë topin e kthyer nga portieri pas gjuajtjes së Manajt. (Video)
21’ Goool Shqipëria 0-1! Manaj e ul me kokë dhe Anis Mehmeti përfiton nga një hezitim në zonë dhe tund rrjetën për të kaluar kuqezinjtë në avantazh. (Video)
21’ Goditjet nga distanca shihet të jenë zgjidhja e momentit. Shehu tenton nga distanca, pret portieri.
18’ Goditje e Muçit drejt kuadratit, devijohet nga mbrojtja dhe përfundon jashtë.
15’ Asllani tenton me një gjuajtje nga distanca, kalon ngjitur me shtyllën, pa mundur të gjejë kuadratin.
12’ Muçi filtron mirë në zonën e San Marinos, por finalizimi është diçka mes krosit dhe gjuajtjes, përfundon jashtë portës kundërshtare.
1′ Nis ndeshja në San Marino.
FORMACIONET ZYRTARE:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME