Shkelën rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore e Durrësit gjobit 2250 shoferë

DURRËS, 13 korrik 2026 /Albania Express News/ -Policia Rrugore e Durrësit njoftoi sot se ka kryer monitorim intensiv me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Sipas policisë, gjatë javës që shkoi, për shkelje të normave të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar 13 shtetas dhe janë vendosur 2250 masa administrative.

“Fokus i monitorimit ka qenë ndëshkimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja. Si dhe parkimet dyshe, të cilat bëhen pengesë për trafikun në qytet. Konkretisht, për këtë shkelje, gjatë javës, janë arrestuar 10 shtetas”, njoftoi policia.

Sipas policisë, janë vendosur edhe këto masa: 457 për ndalim, pushim mjeti ose qëndrim të gabuar; 66 për mosvendosje të rripit të sigurimit; 8 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 26 për përdorim të pijeve alkoolike; 53 parakalime të gabuara; 1640 për shkelje të normave të shpejtësisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...

Zjarret në qarkun e Elbasanit / Mali i Dardhës në Librazhd dhe Mali i Qukësit në Prrenjas vijojnë nën monitorim

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Vatrat e zjarrit...

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...