Shembja në aksin Librazhd–Prrenjas, drejtori i Hekurudhës Shqiptare: Masivi i zonës ka rrëshqitje të aktivizuar prej 30 vitesh

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, gjatë një konference për mediat së bashku me përfaqësues të institucioneve të rrugëve, ka sqaruar situatën e krijuar pas shembjes së rrugës Librazhd–Prrenjas dhe dëmtimit të hekurudhës pranë saj.

“Masivi i zonës ka një rrëshqitje të aktivizuar që 30 vite më parë. I ngarkuar nga shirat e katër muajve të fundit dhe përplasja e lumit Shkumbin me shtratin e hekurudhës, ky masiv solli planin rrëshqitës. Nuk është rruga apo hekurudha, por vetë masivi i zonës që ka lëvizur,” – u shpreh Verdho.

Ai theksoi se segmenti hekurudhor Elbasan–Pogradec nuk është në operim që prej vitit 2012, por monitorohet herë pas here nga vrojtuesit e mjeteve që raportojnë çdo muaj në Drejtorinë e Infrastrukturës.

“Segmenti hekurudhor Elbasan–Pogradec ndodhet në këtë fazë të dytë. E gjithë linja ka që në vitin 2012 që nuk përfshihet nga operimi dhe monitorohet herë pas here nga vrojtuesit e mjeteve që bëjnë raportim mujor në Drejtorinë e Infrastrukturës. Në kilometrin 103/700 në Dragostunjë, si pasojë e reshjeve të shiut dhe rritjes së volumit të lumit Shkumbin, kemi pasur problematika të shtuara. Masivi i asaj zone ka një rrëshqitje të aktivizuar 30 vite më parë, e ngarkuar nga shirat e katër muajve të fundit dhe përplasja e lumit me shtratin e hekurudhës, që solli planin rrëshqitës,” – deklaroi Verdho.

“Gjithë strukturat tona janë në terren dhe kanë marrë masat e nevojshme. Do të krijojmë një rrugë permanente për pjesën e shtratit lumor, do të ndërtojmë prita në Shkumbin dhe do të lehtësojmë shpatin e malit për të mos u përfshirë në planin e rrëshqitjes. Studimet gjeologjike do të na japin koeficientin e fërkimit, planin e rrëshqitjes dhe elementët e nevojshëm për projektimin e rrugës së re provizore apo të Korridorit VIII,” – shtoi Verdho.

Ai theksoi se strukturat e Hekurudhës Shqiptare janë në terren dhe kanë marrë masat e nevojshme.

“Ne do të marrim hapat tona për krijimin e një rruge permanente në pjesën e shtratit lumor. Do të marrim masa për mobilizimin dhe mënjanimin e ujërave duke bërë prita në Shkumbin. Lehtësimi i shpatit të malit është shumë i nevojshëm për të mos u përfshirë në planin e rrëshqitjes. Në studimet gjeologjike do të përftojmë koeficientin e fërkimit, sigmën, planin e rrëshqitjes – elementë që do të na duhen për të projektuar rrugën e re provizore apo rrugën e Korridorit VIII.”

Sipas tij, konsulentët e përhershëm dhe ekspertët e inxhinierisë së ndërtimit janë në terren për të zgjidhur problematikën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...