Shefi i Tesla-s, Elon Musk, ka thyer një tjetër rekord, duke u bërë personi i parë në botë që arrin një pasuri neto mbi 500 miliardë dollarë (rreth 370.9 miliardë paund).
Pasuria e tij u ngjit përkohësisht në 500.1 miliardë dollarë të mërkurën pasdite, sipas orës së Nju Jorkut, përpara se të zbriste lehtësisht në 499 miliardë më vonë gjatë ditës, raportoi indeksi i miliarderëve të Forbes.
Rritja vjen si rezultat i vlerësimit më të lartë të Teslës, por edhe të sipërmarrjeve të tjera të Musk, përfshirë kompaninë hapësinore SpaceX dhe startup-in e inteligjencës artificiale xAI, të cilat kanë parë rritje të ndjeshme muajt e fundit.