Sërish mrekulli në Venezuelë/ 11 ditë nën rrënoja, nëna dhe tre fëmijët shpëtohen të gjallë

VENEZUELË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Ngjarja e rrallë ndodhi në zonën e La Guaira, një prej rajoneve më të prekura nga lëkundjet sizmike. Familja kishte mbetur e izoluar nën rrënojat e një ndërtese banimi pas shembjes së saj, ndërsa ekipet e emergjencës vijonin kërkimet për të mbijetuar.
Sipas autoriteteve, nëna arriti t’i mbante gjallë tre fëmijët e saj gjatë ditëve që qëndruan të bllokuar, duke i ushqyer me gji dhe duke u kujdesur për ta deri në momentin e shpëtimit.

Pas një operacioni intensiv kërkimi, ekipet e shpëtimit arritën të lokalizonin familjen dhe ta nxirrnin të gjallë nga rrënojat, duke e cilësuar rastin si një mrekulli mes një katastrofe të rëndë.
Tërmetet që goditën Venezuelën kanë shkaktuar pasoja, me mijëra viktima dhe të plagosur, ndërsa shumë persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur.
Katastrofa ka shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha materiale, me dhjetëra mijëra ndërtesa të shkatërruara ose të dëmtuara dhe mijëra familje të mbetura pa strehë.
Ndërkohë, autoritetet dhe ekspertët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet edhe më tej për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe kushteve të vështira higjieno-sanitare në zonat e prekura, duke rritur rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“El Generacional”: Nga Ksamili në Theth, Shqipëria mes destinacioneve më të përballueshme në Evropë

KSAMIL, 8 korrik 2026 /Albania Express News/ -– Shqipëria...

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

KOSOVË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Egnatia nis sot rrugëtimin në UEFA Champions League, përballet në transfertë me ekipin e Petrocub

RROGOZHINË , 8 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia nis sot...