Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026.
Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish dje, aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën nga pista e uljes direkte në hotel.
Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencë për mediat, të cilët shprehën të njëjtin qëllim, fitoren kundër serbëve.
Gjatë seancës së fundit stërvitore në stadiumin “Duboçiça”, mungonte flamuri shqiptar, ndërsa forcat policore vijonin të rrethonin perimetrin e stadiumit.
Sfida starton të shtunën në orën 20:45 .
Përgjegjësi i Zyrës për Shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra, ndërhyri për të korrigjuar deformimet që po bëheshin në përkthimin e deklaratave të teknikut brazilian.
10:22 Përgatitjet për Serbi-Shqipëri, asnjë taksi pranë hotelit të Kombëtares shqiptare, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin
Në kuadër të ndeshjes Seri-Shqipëri, janë shtuar masat për sigurinë e kombëtares shqiptare. Gazetari Endi Tufa raporton nga Serbia për detaje të reja lidhur me procedurat e sigurisë dhe kufizimet që po zbatohen për të siguruar rendin dhe organizimin e ndeshjes. ‘Asnjë taksi apo makinë nuk lejohet të dalë apo të vijë në hotel. Në çdo pikë kontrolli, ku ndodhen makinat e sigurisë, na kërkuan mjet identifikimi dhe kartën e dhomës së hotelit’, raporton Tufa.
10:07 Formacionet e mundshme/ Sylvinho i beson rreshtimit “bazë”, cilat janë 11-shet që priten të hedhin në fushë të dyja skuadrat
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dje në Leskovc seancën e fundit stërvitore përpara përballjes me Serbinë, një ndeshje që pritet me interes të madh nga tifozët kuqezi. Pas përfundimit të seancës, trajneri Sylvinho duket se ka hedhur dritë të plotë mbi 11-shen që do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve të gazetarit të Top Channel, Endi Tufa, kuqezinjtë do të nisin me Strakoshën në portë. Katërshja mbrojtëse do të përbëhet nga kapiteni Hysaj në të djathtë, Ajeti e Gjimshiti në qendër dhe Mitaj në të majtë.