Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë: Trump po ‘pret’ takimin dypalësh mes Putinit dhe Zelenskyt

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se presidenti amerikan “pret” që të ndodhë një takim dypalësh mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, pas diskutimeve me të dy liderët dhe udhëheqësit evropianë.

E pyetur nga gazetarët në lidhje me idenë për një takim dypalësh në vend të një formati trepalësh që do të përfshinte edhe Trumpin, Leavitt tha se ky vendim u mor gjatë bisedimeve të së hënës me aktorët kryesorë, përfshirë Putin, Zelenskyn dhe liderët e BE-së.

“Të gjithë ranë dakord se do të ishte mirë që këta dy udhëheqës të uleshin së bashku. Presidenti Trump pret që kjo të ndodhë,” u shpreh Leavitt.
Kremlini nuk konfirmon dakordësinë për takim me Zelenskyn

Megjithatë, Kremlini ka lënë të kuptohet se Putin nuk ka pranuar ende të takohet vetëm me Zelenskyn, çka ka ngritur pikëpyetje për konkretizimin e këtij takimi. Leavitt, e pyetur për këtë mospërputhje, siguroi se administrata Trump është duke punuar për ta realizuar takimin.

Ajo u pyet  gjithashtu  për telefonatën private mes Trump dhe Putinit gjatë takimeve të presidentit me udhëheqësit evropianë, një bisedë që ka ngjallur interes dhe spekulime.

“Udhëheqësit e tjerë ishin mirënjohës që Trump pati një telefonatë me Putinin,” tha Leavitt, pa dhënë detaje të mëtejshme dhe pa konfirmuar se ku dhe kur mund të zhvillohet takimi mes Putinit dhe Zelenskyt.

Ky zhvillim vjen mes përpjekjeve të reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, me Trump që synon të pozicionohet si ndërmjetës kyç në një marrëveshje paqeje – një premtim që ka artikuluar shpesh gjatë fushatës së tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan Arena ndez sfidën: AF Elbasani kërkon fitoren e parë dhe hakmarrjen ndaj Egnatias

ELBASAN, 13 shtator 2026 /Albania Express News/- Elbasan Arena...

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria renditet mes...

“Ky nuk është më futboll”, Ronaldo shpërthen ndaj tifozëve të Al-Taawoun: Të ndalohen përgjithmonë nga stadiumet

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Cristiano Ronaldo ka...

Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, Kurti rikthehet në krye të ekzekutivit me 62 vota pro

KOSOVË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Me 62 vota...