Lirimi i hapësirave publike, Rama: I hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE

Në të gjithë vendin vazhdon puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret që janë për kalimin e këmbësorëve apo dhe ambientet që u shërbejnë komunitetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, nga subjektet që kishin zaptuar pa leje hapësirën publike.

“Vazhdojmë çdo ditë t’i hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Rama, krahas pamjeve.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, kryeministri Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Problemet me Amnistinë 2026/ Zbardhja me vonesë e vendimeve po përdoret si argument i ri për të përfituar nga falja e dënimit

TIRANË ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Amnistia Penale 2026 vijon...

Revolucioni Flamingo në ditën e 57 / Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

TIRANË ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Protestuesit kanë nisur marshimin...

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin gjatë tentativës për ta arrestuar

BERLIN ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Në një deklaratë, departamenti...

Velipoja mbushet me pushues, plazhi në kulmin e sezonit veror

VELIPOJË, 26 korrik 2026/Albania Express News/-  Plazhi i Velipojës,...