Seancë maratonë për 16 të arrestuarit e operacionit “Metalurgjiku” , gjykata i cilëson arrestimet të paligjshme ,Prokuroria paralajmëron apel të këtij vendimi

 

Seanca maratone zgjati më shumë se 6 orë për shkak të numrit të madh të personave por edhe pranisë së shtetasve të huaj për të cilët kërkohen përkthyes të licensuar.
16 persona 9 prej të cilëve të huaj përfunduan në pranga në Elbasan pasi kryen krime kundër mjedisit.

Pas ankesës së banorëve të zonës së Bradasheshit, policia dhe prokuroria Elbasan bashke me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, zbuluan se dy biznese të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, në lidhje me ferro kromin dhe Ferro Aliazheve konkretisht CCAlb dhe GSA Ferrokrom kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën.
Nga kontrolli në terren u konstatua se kompania GSA Ferrokrom nuk trajtonte dhe nuk dërgonte në asnjë operator të licencuar mbetjet e hirit nga sistemi i Pluhur kapjes. Ndërsa kompania CC ALB nuk respektonte kriteret për riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve të baterive.
Për këto shkelje kompanive me administrator Ilir Londo dhe Ergis Flaga iu pezullua aktiviteti dhe u gjobiten me gjobë 10 dhe 3 mln lekë të rinj
Në pranga përveç administratorëve ranë edhe drejtorë prodhimi; inxhinierë/drejtues teknik; përgjegjës turni/operator furre/punëtor.
Nën përgjegjësi penale u vendos edhe shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Zbutja e masës së sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘detyrim paraqitje’ është bërë për:
-Juncheol Chung
-Ismail Dybeli
-Prakash Kadel
-Rahul Pal
-Styend Pal
-Munna Singh
-Rajesh Yadav
-Aaditiya Raj
-Rahul Pal
-Dheeraj Kumar
-Jakup Karaj
-Dorjan Xhufka
-Elton Bejkolli
-Besnik Abdiaj
-Elton Beqi
-Eglis Flaga
NË KËRKIM
-Agron Shapllo
-Serafin Orgocka
-Ilir Londo
-Ajet Kala
-Dritan Konica
-Fejzo Meçaj
-Bujar Zogu
-Gjergji Bezati

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ministrat Salla e Malaj takojnë fermerët protestues: Shtohen subvencionet, kontrolle mbi produktet e importit

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Ministri i Bujqësisë dhe...

Ministrat Hoxha-Pirdeni me studentët në Durrës: E pandalshme rruga e Shqipërisë drejt BE

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët...

Federata Ndërkombëtare e Paqes Universale informon se Dr. Hak Ja Han , zyrtarisht është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2026

Federata Ndërkombëtare e Paqes Universale (FPU) ka përshëndetur zyrtarisht...

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

Gjithçka gati për një supersfidë në UEFA Champions League,...