Saranda ndalesa e 26 kroçerave me mbi 11 mijë turistë të huaj

Saranda po kthehet gjithnjë e më shumë në një ndalesë gjithëvjetore të kroçerave.

Drejtori i Portit të Sarandës, Admir Malaj tha sot për ATSH-në se “edhe gjatë këtij viti është shënuar një fluks i lartë turistësh të huaj që mbërrijnë me kroçera. Nga muaji prill, kur ka mbërritur edhe kroçera e parë, deri në fund të shtatorit në port kanë mbërritur 26 kroçera me 11 497 turistë nga vende të ndryshme të botës si dhe 350 jahte”.

“Për këtë vit Porti Detar do të mirëpresë dhe 5 kroçera të tjera, deri në fund të muajit nëntor”, tha Malaj.

Përveç muajve të verës, në qytetin bregdetar të Sarandës vijojnë të mbërrijnë kroçera me turistë të huaj, ku më e fundit ishte “Silver Whisper” me 365 turistë, kryesisht amerikanë, që erdhi në ditën e fundit të shtatorit.

Pjesë e itinerarit të turistëve kanë qenë vizitat në pikat turistike të Sarandës si Butrinti, kalaja e Lëkurësit, plazhet e shumta në qytetin bregdetar, si dhe qytetet e Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës etj.

Saranda mbetet një nga destinacionet më të përzgjedhura nga kroçerat dhe anijet turistike, që sjellin turistë të huaj për të vizituar vendin tonë. Plazhet e kristalta të detit Jon dhe trashëgimia e pasur kulturore tërheqin çdo vit e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Finale historike në Botëror, për herë të parë do të përballen kampionët në fuqi të dy kontinenteve

BOTËRORI 2026 , 15 korrik 2026/Albania Express News/- Për...

Champions League/ Egnatia ‘luan tenis’ me Petro Cub dhe arrin një kualifikim historik

RROGOZHINË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia nuk zhgënjen dhe...

Futbolli nuk do të vijë në shtëpi, Messi me shokë përmbysin në fund Anglinë dhe arrijnë finalen e dytë radhazi të Botërorit

BOTËRORI 2026 ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Argjentina është finalistja...