Sali Berisha: Gazment Bardhi e ka kryer me dinjitet detyrën si kryetar grupi

Sali Berisha ka konfirmuar sot se Gazment Bardhi ka kryer me dinjitet detyrën si drejtues i grupit parlamentar të PD-së, por ka theksuar se vendimin për ta mbajtur ose jo këtë post më 10 shtator do ta marrë grupi parlamentar.

Në një konferencë për shtyp, Berisha shprehu vlerësime maksimale për Bardhin, por nuk dha një përgjigje të prerë për të ardhmen e tij në krye të grupit.

“Funksionet i përcaktojmë në mënyrë demokratike. Ka një rregull që do të zbatohet. Meqenëse po më pyet mua, Gazment Bardhi gjykoj se e ka kryer me dinjitet atë detyrë. Do të jetë grupi që e përcakton,” u shpreh Berisha.

I pyetur nëse do ta votojë personalisht Bardhin për këtë post, ai tha: “A ka mundësi që sekretin e votës të ma respektosh? Kaq.”

Ndërkohë, Berisha përsëriti se nuk do ta hapë seancën e parë parlamentare më 10 shtator. “Nuk mund ta hap kurrë një Parlament jolegjitim, nuk mund t’i bëj vendit tim një anti-shërbim të tillë. Po të ishte legjitim, do ta bëja me kënaqësi. Ky Parlament nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë,” deklaroi ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë, plagosen dy persona

GRAMSH ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor me...

Egnatia në Champions League, mëson fatin e saj për raundin e tretë

RROGOZHINË ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia do të luajë...

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin, ja MESAZHI që u dërgoi të vetëve

TIRANË ,20 korrik 2027/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama pritet...

Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

TIRANË, 20 korrik 2026 /Albania Express News/ -Ministri i...