Mbi 13 mijë certifikata fitosanitare të lëshuara për eksportet bujqësore në gjashtëmujorin 2025

Certifikata fitosanitare siguron cilësinë dhe sigurinë e eksporteve të bimëve dhe produkteve me origjinë bimore drejt Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera të botës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se gjatë periudhës janar-qershor 2025 janë lëshuar mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për dërgesat e bimëve, produkteve bimore dhe produkteve të tjera për eksport. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo shifër është 19% më e lartë, duke reflektuar përkushtimin e fermerëve dhe përpunuesve për të përmbushur standardet fitosanitare sipas ligjeve të BE-së.

Tashmë, certifikatat fitosanitare mund të pajisen online, një proces që redukton ndjeshëm kohën e pritjes dhe lehtëson eksportuesit. Ndërsa plotësimi i certifikatës manualisht dhe monitorimi zgjat rreth 1-1,5 orë, përmes sistemit online procesi përfundon brenda vetëm 10 minutash, duke ruajtur standardet e prodhimeve bujqësore dhe duke përmirësuar efikasitetin e eksporteve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“E-Albania 2.0”, rihapet platforma, Rama: Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri

TIRANË,18 maj 2026/Albania Express News/Është rihapur aktiviteti i platformës...

Edi Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...