Rrufetë dhe shiu “mbyllin” stadiumin në Filadelfia, gazetarët detyrohen të braktisin tribunën!

BOTERORI 2026 ,22 qershor 2026/Albania Express News/Kupa e Botës 2026 po dhuron emocione të mëdha, por ndonjëherë edhe moti bëhet protagonist absolut.

Ndeshja e shumëpritur mes Francës dhe Irakut, e planifikuar për t’u zhvilluar në Filadelfia, po përballet me pengesa serioze ende pa nisur mirë, për shkak të kushteve ekstreme atmosferike.
Një stuhi e fuqishme që ka goditur qytetin amerikan ka shkaktuar kaos në organizimin e takimit. Për shkak të rrezikshmërisë nga rrufetë dhe shirat e rrëmbyeshëm, autoritetet dhe organizatorët e turneut kanë marrë vendimin drastik për të shtyrë hapjen e dyerve të stadiumit. Mijëra tifozë kanë mbetur në pritje jashtë impianteve, duke u udhëzuar të gjejnë strehim të sigurt derisa situata të qetësohet.

Situata ka qenë edhe më e tensionuar brenda vetë stadiumit. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, tribuna e dedikuar për gazetarët dhe median është evakuuar plotësisht si një masë sigurie.
Organizatorët janë në kontakt të vazhdueshëm me meteorologët për të marrë një vendim përfundimtar mbi zhvillimin normal të sfidës, ndërkohë që siguria e lojtarëve, tifozëve dhe stafit mbetet prioriteti kryesor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Furtunë në administratën shtetërore, dorëheqje në Tatime, Dogana, energjetikë dhe prokurime publike

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas ultimatumit të...

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbretëria e Bashkuar...

Live Aarhus–Egnatia/ Shpërthen festa kuqezi, kampionët e Shqipërisë kalojnë në avantazh me Grudën!

DANIMARKË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia gjen golin...