Qeveri teknike me mandat 12 mujor, ndryshim i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, protestuesit rendisin 5 kërkesa: Kryeministri jo më shumë se 2 mandate

TIRANË ,22 qershor 2026/Albania Express News/Në kryeqytet u zhvillua sot dita e 23-të e protestës jopartiake, ku qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan më pas para Kryeministrisë, aty ku mbajtën edhe fjalimet.

Gjatë tubimit, protestuesit 5 kërkesat kërkesat e tyre ndaj qeverisë, mes të cilave dorëheqja e kryeministrit, krijimi i një qeverie teknike 12-mujore, ndryshime kushtetuese dhe zgjedhore, si dhe shfuqizimi i disa ligjeve dhe paketave që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët e Tiranës, duke rrethuar fillimisht Bashkinë, e duke vazhduar edhe në zona të tjera.

Protestuesit paralajmëruan gjithashtu një tjetër tubim nesër në orën 10:00 para Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, ku kanë ftuar edhe sindikatat t’u bashkohen.
Po ashtu gjatë fjalës së tyre ata i bënë thirrje edhe ambasadorit Eric Wendt, duke u shprehur se ata janë popull proamerikan dhe kanë nevojë për aleatët e tyre.
Kërkesat:
Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.
Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:
Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
Paralelisht, kërkojmë:
Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.
Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME