Romanca/ Në një lidhje me këngëtaren e njohur, pasi u nda nga gruaja, si po shkojnë gjërat për ish-kryeministrin?

Romanca e porsalindur mes këngëtares së famshme Katy Perry dhe ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau duket se është një “pauzë”. Shkak janë bërë oraret e ngjeshura të këngëtares dhe pakënaqësitë e Justin, që lidhen me vëmendjen që ka marrë marrëdhënia e tij me yllin e pop-it.

Pas lajmeve që gëluan në medie për një darkë intime mes këngëtares dhe ish-presidentit kanadez, vëmendja e gjithë botës ka qenë tek ata të dy. Madje, edhe burimet thonë se Orlando Bloom nuk ndihet shumë mirë, për faktin se Katy mund ta ketë zëvendësuar “kaq shpejt”.

“Ajo është e zënë, ai është i zënë,” tha një burim për person anonim, i cili më parë, ishte shprehur se ata “thjesht nuk ndalojnë dot së i dërguari mesazhe njëri-tjetrit”.

“Kanë shumë gjëra për të bërë dhe mesa duket, entuziazmi i fillimit ka mbaruar”, theksoi burimi, duke shtuar se ata nuk komunikojnë vazhdimisht, por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.

Thuhet gjithashtu se ish-kryeministri i Kanadasë u shqetësua nga vëmendja e madhe që mori darka e tij me artisten, që ndodhi disa javë pas lajmit për ndarjen e këngëtares së “Dark Horse” nga Orlando Bloom.

“E di me siguri që Justin nuk ishte i kënaqur që fotot dolën,” tha burimi. “Ishte takimi i tyre i parë! I pari! Ato fotot dolën dhe u bë e madhe! Justin s’e priti mirë këtë dhe s’ishte i përgatitur për vëmendjen që mori”.

Justin Trudeau u nda nga gruaja e tij, Sophie Grégoire, në 2023 pas 18 vitesh martesë. Ish-cifti ka tre fëmijë: Xavier, 17 vjeç; Hadrien, 11 vjeç dhe vajzën Ella-Grace, 16 vjeç.

Nga ana tjetër, Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmuan ndarjen e tyre në fillim të korrikut pas pothuajse 10 viteve së bashku. Ata kanë një vajzë 4-vjeçare, Daisy.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...

Zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha ka 1 javë në dispozicion për fushatë, votat numërohen në qendrat e votimit. Zbardhet udhëzimi

TIRANË,16 maj 2026/Albania Express News/Edhe pse Partia Demokratike zhvillon...