Rivalitet që nuk shuhet, Çapja flet para Elbasani–Tirana

Hetlen Çapja, ish-lojtar i Elbasanit dhe Tiranës, ka analizuar rivalitetin mes dy skuadrave dhe situatën e tyre aktuale. Duke folur për humbjen e Elbasanit në Ballsh, ai thekson se ishte një ndalesë e hidhur, por jo vendimtare: “Kjo është një humbje që djeg, por kampionati është i gjatë dhe skuadra i ka mundësitë për të vazhduar përpara”, duke nënvizuar se verdheblutë mbeten të konsoliduar.

Sipas Çapjas, Elbasani është një kandidat real për “Final 4”, pasi ka treguar vazhdimësi gjatë sezonit: “Në këto dy faza kampionat nuk ka qenë asnjëherë poshtë vendit të katërt dhe kjo tregon se ka potencial”. Ai shton se çelësi është qetësia dhe shmangia e euforisë.

Për duelin me Tiranën, ish-mesfushori parashikon një ndeshje të fortë për shkak të historisë mes skuadrave: “Historikisht këto dy skuadra kanë pasur shumë rivalitet mes njëra-tjetrës”, por sheh Elbasanin të favorizuar falë cilësive më të mira në ekip.

Ndërsa për Tiranën, Çapja shpreh shqetësim për situatën e klubit bardheblu: “Është viti i dytë që Tirana ka probleme”, duke theksuar se merkatoja e janarit mbetet shpresa kryesore për të ndryshuar rrjedhën e sezonit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...