Rikthehet qarkullimi pas 7 orë bllokimi i aksit rrugor Librazhd-Prrenjas , pjesë e korridorit të VIII, nyja kryesore lidhëse e juglindjes së vendit.

Shembja e një masivi gjigand shkëmbor, pranë fshatit Dragostunjë në afërsi të Librazhdit bllokoi në rrugë mijëra njerëz, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.Në këtë segment ku ndodhi dhembja po punohet për hapjen e gjurmës së re të korridorit të VIII, si pjesë e punimeve të zgjerimit dhe mendohet se pikërisht ndërhyrjet e pastudiuara kanë ndikuar në shembjen masive. Por edhe pse gjurma e re e rrugës kalon pikërisht mbi malin e shembur, drejtori i ARRSH mohoi që ky të jetë shkaku duke ja çuar edhe këtë faturë motit të keq.

Ekipet punuan për orë të tëra për të shembur totalisht faqen e kodrës në mënyrë që të mos kishte rrezikshmëri të tjera pas hapjes së qarkullimit të mjeteve.
Teksa qëndruan 7 orë të bllokuar gra fëmijë e të moshuar, policia rekomandoi drejtuesit e mjeteve, që të përdorin aksin rrugor Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan për të udhëtuar drejt Tiranës.

Bllokimi i rrugës përkoi me ditën e diel ku qindra pushues kthehen nga juglindja dhe ky aks rrugor është shumë i ngarkuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit prej 62 ditësh në shesh, mbyllet me marshimin e përnatshëm tubimi në kryeqytet

TIRANË ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e Tiranës mbështet...

Elbasan, diskutohen masat kundër dezinformimit dhe dhunës digjitale ndaj fëmijëve

ELBASAN, 31 korrik 2026/Albania  Express News/-Dezinformimi online dhe dhuna...

AF Elbasani ndahet në paqe me Bylisin në testin miqësor, Gvozdenoviç teston skuadrën para kampionatit

ELBASAN ,31 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani nuk shkoi...