Reshje të herëpashershme shiu, si parashikohet moti për këtë të diel

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me kthjellime (diell) në orët e mesditës.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar priten të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, në pjesën më të madhe të vendit.

Në qendër dhe në jug, reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave e lokalisht breshër. Gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Në perëndim e veri, reshje të herëpashershme shiu e intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar dhe relievet malore në verilindje-lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s. Deti – Valëzimi forcës 4-5 ballë

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Goditja ndaj policisë dhe sulmi ndaj komisariatit, ambasadori gjerman: Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me BE-në

KOLONJË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ambasadori gjerman Karl Bergner,...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon sulmet ndaj gazetarit Klevin Muka: Etiketimet nga Rama dhe Balla rrezikojnë lirinë e medias

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë...

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 3.700 vdekje shtesë në Francë, Belgjikë dhe Holandë

Mijëra vdekje shtesë janë regjistruar në mbarë Europën pas...