Renditja/ Vllaznia ruan kreun, AF Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të shkodranëve. Si paraqitet situata pas katër ndeshjeve të para të javës së 23-të

Java e 23-të e Kategorisë Superiore dhuroi emocione dhe gola në katër përballjet e zhvilluara sot, ku rrjetat u tundën gjithsej 8 herë.
Rezultatet konfirmuan momentin pozitiv të disa prej skuadrave pretendente, me fitore të rëndësishme si në transfertë ashtu edhe në shtëpi.

Partizani mori tre pikë të arta në Ballsh, duke triumfuar 2-1 ndaj Bylisit, ndërsa Vllaznia vazhdon marshimin e saj drejt kreut, falë suksesit minimal 1-0 në transfertë ndaj Vorës.

Në sfidat e tjera të ditës, Elbasani doli fitues përballë Teutës në “Elbasan Arena” me rezultatin 2-1, ndërsa Egnatia u rikthye te fitorja, duke mposhtur Flamurtarin 1-0 jashtë fushe.

Java e 23-të do të mbyllet ditën e shtunë me derbin Tirana–Dinamo.

Sa i përket renditjes, diferencat në krye mbeten të pandryshuara, ndërsa Partizani është afruar në minus tre pikë nga Dinamo, e cila ka ende një ndeshje për të luajtur.

RENDITJA:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Policia e Shtetit, rreth 1000 kandidatë vijojnë garën për Patrullën e Përgjithshm

TIRANË, 29 tetor 2026 / Albania Express News/ –...

ELBASAN – “Thu’Je”, platforma që bashkon institucionet, akademinë dhe të rinjtë në dialog për demokracinë dhe paqen

Universiteti i Elbasanit organizon platformën “Thu’Je – Platform for...

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë, ‘kunja’ për Messin: Futbolli u përket fansave

BOTA , 29 tetor 2026 /Albania Express News/-Cristiano Ronaldo...

Drejtoresha e burgjeve: Letrat e transferimit të Erion Veliajt sekret, urdhrin e firmosa unë, është informuar edhe SPAK

TIRANË, 29 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtoria e Përgjithshme...