Renditja/ “Final 4” nis zjarr! Tre skuadra me pikë të barabarta, Dinamo City-n e shpall kampion vetëm një… mrekulli

TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Egnatia ka marrë një fitore spektakolare në fazën “Final 4”, duke mposhtur AF Elbasanin me rezultatin e thellë 4-0 dhe duke rihapur plotësisht garën për titullin kampion në Kategorinë Superiore.

Pas kësaj sfide, situata në krye të renditjes është bërë jashtëzakonisht e luftuar, pasi Egnatia, Vllaznia dhe AF Elbasani ndajnë vendin e parë me nga 31 pikë secila.

Ndërkohë, Dinamo City vazhdon të mbajë gjallë shpresat për një përmbysje në javët e fundit të “Final 4”.

“Nëndetësja” mund të dalë kampion nëse arrin të fitojë të dyja takimet, me Elbasanin dhe Egnatian, ndërsa dy takimet e tjera, Vllaznia-Egnatia dhe Elbasani-Vllaznia të mbyllen në barazim, ku të katërta ekipet do e mbyllnin me 33 pikë. Kështu një kombinim i veçantë i ndeshjeve direkte mund të nxjerrë kampionë të besuarit e Ilir Dajës, edhe pse duket si një ‘skenar’ thuajse i pamundur.

Në ndeshjet e ardhshme, AF Elbasani do të sfidojë Dinamo City-n në një duel vendimtar për objektivat e sezonit, ndërsa Egnatia dhe Vllaznia do të përballen në një tjetër supersfidë që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në garën për titullin kampion.

RENDITJA:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Renditja/ “Final 4” nis zjarr! Tre skuadra me pikë të barabarta, Dinamo City-n e shpall kampion vetëm një… mrekulli

TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Këtu ku sot dëgjohet vetëm...

Plazhe dhe peizazhe natyrore, Dhërmiu tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

DHËRMI, 17 maj 2026/Albania Express News/ Dhërmiu është një...

Egnatia turpëron AF Elbasanin, rrogozhinasit triumfojnë me katër gola në kryeqytet dhe marrin kreun e Final 4

TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Egnatia është kryesuesja e re...

“Egnatia Fest 2026” çel sezonin turistik në Librazhd

LIBRAZHD,17 maj 2026/Albania Express News// Librazhdi çeli sezonin turistik...