Renditja/ AF Elbasani i bën “nder” Teutës, durrsakët kryesojnë të vetëm, Vllaznia në krizë të thellë. Si paraqitet situata në Superiore pas javës së katërt

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Java e katërt e kampionatit shqiptar të futbollit është mbyllur me duelin mes Elbasanit dhe Egnatias, ku vendasit triumfuan 2-1 në një sfidë të luftuar deri në fund.

Pas katër javësh të luajtura, Teuta është skuadra që kryeson renditjen me 10 pikë. Pas saj pozicionohen Egnatia dhe Dinamo, të dyja me nga 9 pikë.
Në zonën e sipërme të klasifikimit ndodhet edhe Laçi, që mban vendin e katërt, ndërsa Elbasani dhe Tirana plotësojnë gjashtëshen e parë.

Në pjesën e poshtme të tabelës situata është më e vështirë për disa skuadra. Vllaznia dhe Skënderbeu janë në fund me nga 2 pikë, ndërsa Vora ka grumbulluar 3 pikë.
Partizani renditet me 4 pikë, po aq sa Tirana, por me diferenca në pozicionet e tabelës.
Kështu, pas katër javësh, gara në krye mbetet e hapur, ndërsa disa skuadra të tjera do të kërkojnë reagimin në javët e ardhshme për t’u larguar nga zona e fundit e klasifikimit.
RENDITJA:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ilmira Lika në Kuvendin e Malit të Zi: më shumë përfaqësim për gratë shqiptare dhe komunitetet pakicë

PODGORICË, 14 shtator 2026 /Albania Express News/ – Gazetarja...

Trump surprizon në Irlandë, njofton heqjen e tarifës 10% për uiskin irlandez: Të gjithë po më bezdisnin ta bëja

SHBA.13 shtator 2026 /Albania Express News/-Presidenti amerikan Donald Trump...

AF Elbasani i shkakton humbjen e parë në kampionat skuadrës Kampione Egnatia e Rrogozhinës

ELBASAN ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-AF Elbasani ka...