Rektorja e Universitetit të Elbasanit pret nxënësin Loris Qose nga Cërriku, fitues i medaljes së artë në olimpiadën botërore në matematikë në Amerikë

Rektorja e Universitetit “Aleksandër Xhuvani ” të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, ka zhvilluar një takim të veçantë me nxënësin Loris Qose, fitues i medaljes së artë në matematikë në Olimpiadën Botërore “Neo Science”, e zhvilluar në Orlando, SHBA ,një arritje që e ngjit emrin e tij dhe të arsimit shqiptar në skenën ndërkombëtare të dijes.

Në këtë takim, Loris Qose u shoqërua nga mësuesja e tij, znj. Flutura Hoxholli, kontributi profesional dhe pedagogjik i së cilës ka qenë thelbësor në përgatitjen dhe suksesin e nxënësit, duke dëshmuar edhe një herë rolin vendimtar të mësuesit në formimin e ekselencës akademike.

Prof. Dr. Elvira Fetahu e përgëzoi Loris Qosen për këtë arritje të jashtëzakonshme, duke e cilësuar si një shembull frymëzues të potencialit të rinisë shqiptare, që me përkushtim, talent dhe mbështetje cilësore arrin të shkëlqejë në arenën botërore të shkencës.

Gjatë bashkëbisedimit, Rektorja e ftoi zyrtarisht Loris Qosen të zgjedhë Universitetin e Elbasanit për vazhdimin e studimeve të tij akademike, duke i prezantuar mundësitë e shumta që ky institucion ofron për studentët ekselentë. Mes tyre u veçuan bursat për rezultate të larta, programet prioritare të studimit, infrastruktura moderne për mësimdhënie dhe kërkim shkencor, si dhe përfshirja aktive në projekte europiane, trajnime, konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare.

Ky takim shënon jo vetëm një vlerësim institucional për një sukses individual, por edhe një mesazh të fortë mbështetjeje për talentet e reja shqiptare, duke e kthyer universitetin në një hapësirë reale ku dijet, ambicia dhe e ardhmja ndërtohen mbi meritën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit prej 62 ditësh në shesh, mbyllet me marshimin e përnatshëm tubimi në kryeqytet

TIRANË ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e Tiranës mbështet...

Elbasan, diskutohen masat kundër dezinformimit dhe dhunës digjitale ndaj fëmijëve

ELBASAN, 31 korrik 2026/Albania  Express News/-Dezinformimi online dhe dhuna...

AF Elbasani ndahet në paqe me Bylisin në testin miqësor, Gvozdenoviç teston skuadrën para kampionatit

ELBASAN ,31 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani nuk shkoi...