Refuzohet kërkesa e Igli Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës së dytë që dyshohet se lidhet me Belinda Ballukun

TIRANË, 08 tetor 2026 /Albania Express News/-Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës së dytë, e cila dyshohet se është pasuri e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Vendimi i Apelit është marrë pas ankimit të Igli Tares, i cili ka kundërshtuar sekuestrimin e pasurisë, të vendosur më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, çështja u shqyrtua në Gjykatën e Posaçme të Apelit pas ankimit të Tares ndaj vendimit të shkallës së parë.

Me vendimin e Apelit, sekuestrimi i vilës mbetet në fuqi, ndërsa pasuria vijon të jetë nën masën e vendosur nga gjykata, në kuadër të hetimeve të SPAK.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Humbje e madhe për futbollin e Librazhdit, ndahet nga jeta Ilirjan Lavdari, kapiteni legjendar i Sopotit

Mesfushori me teknikë dhe vizion të spikatur, lideri i...