Reforma Territoriale/ PD depoziton draftligjin, propozon 100 bashki dhe 12 qarqe

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvend draftligjin për ndarjen administrativo-territoriale të vendit, duke propozuar që Shqipëria të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe.

Drafti është shoqëruar me një relacion prej 168 faqesh, ku, sipas PD-së, janë analizuar kriteret ligjore dhe teknike për ndarjen e re territoriale.
Sipas propozimit të dorëzuar, reforma synon një model të ri të qeverisjes vendore, me fokus te decentralizimi, autonomia financiare, kompetencat dhe përgjegjësitë e njësive vendore, si edhe zhvillimi i territorit.

PD deklaron se drafti është hartuar pas një procesi konsultimesh në qarqe dhe marrjes së mendimit të qytetarëve.
Draftligji dhe relacioni shoqërues janë depozituar zyrtarisht në Kuvend për shqyrtim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Reforma territoriale, Berisha nga Elbasani : Do të shtojmë të paktën 40 bashki

ELBASAN ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Partisë...

Rama fjalim në Asamblenë e OKB-së: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët ende janë duke e debatuar

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Opinion nga Lorenc Vangjeli: Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj

Nga Lorenc Vangjeli TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Ish-shefja...