Reforma territoriale, Berisha nga Elbasani : Do të shtojmë të paktën 40 bashki

ELBASAN ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kundërshtoi sot ndarjen e re territoriale të propozuar nga mazhoranca, ndërsa u shpreh se PD do të shtojë edhe 40 bashki të tjera.

Në fjalën e mbajtur në kuadër të “Foltores së Ripërtëritjes” në Elbasan, Berisha u shpreh se me reformën e re territoriale po thellohen më tej gabimet e reformës së mëparshme.

“Këta nuk kanë asnjë interes për qytetarët. Në vend se të korrigjohen gabimet shumë të mëdha që u bënë, po thellohen më tej duke hequr edhe 15 bashki të tjera”, tha ai.

Konkretisht Berisha bëri të ditur se në qarkun e Elbasanit do të shkrihen tri bashki të cilat janë absolutisht funksionale, të suksesshme dhe në interes të qytetarëve.

“Por ata nuk kanë interes tjetër, përveç pushtetit të tyre. Ne kemi një projekt. Projekti ynë është publik. Ne jo që nuk heqim bashki, por ne shtojmë të paktën edhe 40 bashki, dhe këtu në qarkun e Elbasanit dhe në çdo qark të Shqipërisë, në mënyrë që qytetarët të jenë sa më afër pushtetit”, theksoi ai.

Po ashtu, Berisha theksoi se PD është e vendosur të dyfishojë rrogat dhe pensionet si kushti i parë i mandatit të parë, si dhe të heqë taksën për të gjitha ushqimet.

Nga Elbasani, Berisha deklaroi gjithashtu zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

“U deklaroj këtu nga kjo sallë, organizatave kriminale të Elbasanit, të Durrësit, të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë, se vend mbi tokë nuk do të keni përveç burgut. Keni dëmtuar rëndë qytetarët, Shqipërinë”, tha ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama fjalim në Asamblenë e OKB-së: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët ende janë duke e debatuar

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Opinion nga Lorenc Vangjeli: Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj

Nga Lorenc Vangjeli TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Ish-shefja...

118 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Sot shënohet dita...