Real Madrid e nisi me fitore aventurën e këtij sezoni në Champions League, duke mposhtur 2-1 Marseille në “Santiago Bernabéu”. Madrilenët shkëlqyen në pjesën e parë, por vuajtën në fund për të ruajtur tre pikët.
Ishte Kylian Mbappé heroi i radhës, duke shënuar dy gola nga pika e bardhë. Marseille kaloi në avantazh me Weah, ndërsa në fund kërkoi barazimin me ngulm. Greenwood pati rastin e artë për të ndalur Realin, por humbi një mundësi të pastër.
Trajneri Xabi Alonso la Vinicius Junior në stol dhe zgjodhi Rodrygon në të majtë e Mastantuonon në të djathtë, për t’i dhënë skuadrës më shumë presion ofensiv ndaj francezëve.