Rama nga Miçigani për vendimin e Hagës: “Varrosje për së gjalli, populli i Kosovës nuk e gjen veten në atë vendim”

SHBA/TIRANË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me shqiptarët në Miçigan, komentoi edhe vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama u ndal te dënimet, duke deklaruar se bëhet fjalë për një situatë që, sipas tij, shkon përtej debatit mbi respektimin e vendimeve gjyqësore. Ai e cilësoi dënimin e katër ish-liderëve të UÇK-së si “një varrosje për së gjalli”, ndërsa tha se populli i Kosovës nuk e gjen veten në vendimin e dhënë.

“Një mort për së gjalli në këtë rast, një varrosje njerëzish të gjallë dhe një pafuqi kombëtare përballë një marreje ndërkombëtare”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se vendimet e gjykatave duhet të respektohen në një shtet të së drejtës, por shtoi se kjo, sipas tij, nuk e përjashton të drejtën për ta kundërshtuar një vendim.

“Problemi në këtë rast nuk është të mos respektosh vendimin e Gjykatës, po problemi është si ta refuzosh varrosjen për së gjalli të katër njerëzve në emër të popullit, kur vetë populli nuk e gjen asgjëkund veten në atë vendim të dhënë”, deklaroi ai.

Rama tha se Shqipëria, në këtë situatë, nuk mund të ndërhyjë në vendimmarrjen e institucioneve të drejtësisë, por mund të qëndrojë në krah të Kosovës.

“Natyrisht që Shqipëria në këtë mes nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës”, u shpreh kryeministri.

Në përfundim, Rama argumentoi se respektimi institucional i vendimit të gjykatës dhe kundërshtimi politik e shoqëror ndaj tij mund të ekzistojnë njëkohësisht.

Deklaratat e kryeministrit vijnë në një moment të ndjeshëm për Kosovën, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vijon në ditën e 114-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Qytetarët u mblodhën...

Zyrtare/ Goditje për Maranin, Pajaziti largohet nga grumbullimi, ftohet zyrtarisht Qefalia

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Një tjetër ndryshim...