Rama në Forumin Strategjik të Bled: Shqipëria synon përmbylljen e negociatave me BE-në deri në 2027

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bled-it në Slloveni, një nga ngjarjet kryesore diplomatike në Evropë.

Në panelin e liderëve me temën “Premtimi i Bledit: Ëndërr apo realitet?”, krah komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, si dhe kryeministrave të Sllovenisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, Rama u ndal në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi objektivin e vendit për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027:

“Ne nuk po themi se jemi gati për 2027, por falë rekordmenes sllovene të notit, kemi objektiva të qarta të vendosura nga Komisioni që na sfidojnë të realizojmë të gjitha kriteret për të përmbyllur negociatat deri në 2027. Po ecim përpara dhe nuk po bëjmë pyetje.”

Rama nënvizoi rëndësinë e procesit të anëtarësimit si proces shtet-ndërtimi:

“Pjesa më e rëndësishme për Shqipërinë është të përdorim procesin e anëtarësimit për të ndërtuar institucionet tona. Evropa është vendi ku mëson si ndërtohen institucionet dhe kjo është diferenca me vende të tjera si Afganistani apo Iraku, ku nuk mund të ndërtohet një vend vetëm me forcë.”

Ai shtoi se Evropa ofron njohuri praktike, duke përmendur shembuj konkretë si vendosja e semaforëve dhe sigurimi i një qarkullimi të mirë në jetën institucionale.

Në përfundim, Rama u shpreh optimist për të ardhmen e Shqipërisë:

“Ne po ecim përpara. Jemi absolutisht europtimistë. E duam Evropën pa kushte dhe kemi bindjen e plotë se një ditë do të martohemi me të.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME