TIRANË ,20 korrik 2027/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja e zgjeruar do të mbahet në orën 09:30 në Pallatin e Brigadave.
Po ashtu është bërë publik edhe mesazhi i cili ka mbërritur në celularët e deputetëve të Grupit Parlamentar Socialist në lidhje me mbledhjen.
“Të nderuar kolegë, Ju informoj se të premten, më datë 24.07.2026, në orën 09:30, do të zhvillohet Mbledhja e Zgjeruar e Grupit në Pallatin e Brigadave. Agjenda e mbledhjes do t’ju dërgohet së shpejti”, shkruhet në mesazh.
Ndërkohë kujtojmë se kjo mbledhje vjen rreth një muaj pas mbledhjes së fundit të zgjeruar të Partisë Socialiste.

