Armando Broja ka ‘fatin’ me vete, trajneri zbulon prapaskenat e orëve të fundit të merkatos

ANGLI ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Armando Broja në mbrëmjen e së mërkurës u pa të hyjë në fushën e lojës me Burnley. Në ndeshjen me Middlesbrough ai u aktivizua si zëvendësues në minutën e 77 dhe pritet që edhe në ndeshjet në vijim të fitojë minuta të paktën deri në muajin janar kur të hapet sërish merkatoja e transferimeve.

Zion Flemming, sulmuesi kryesor u transferua te Ipswich dhe kjo lëvizje i hap rrugën Brojës, por në këtë pikë sulmuesi i kombëtares shqiptare ka edhe fatin me vete.
Burnley në fakt nisi bisedimet me një futbollist tjetër për të zëvendësuar Flemming, por gjithçka dështoi dhe për këtë flet vetë trajneri i Burnley.

“Është vërtetë për të ardhur keq, sigurisht, sepse Zian ishte një aset i rëndësishëm për ekipin dhe gjithashtu për klubin”.
Por duhet të jemi të drejtë, ishim gjithashtu në negociata me një sulmues tjetër, por kjo marrëveshje dështoi-tregon Hayen: “Një ose dy orë para afatit, lojtari e prishi marrëveshjen dhe për fat të keq nuk patëm kohë të gjenim një zëvendësues tjetër. Në rregull, nuk më pëlqen të them se është ajo që është, por ne vazhdojmë të punojmë me lojtarët që janë këtu dhe kemi profile të ndryshme.Ajo që në të vërtetë duam të krijojmë nuk është të jemi të pavarur nga një sulmues, por tani me Dastan (Satpayev), me Zeki(Amdouni), me Largie(Ramazani), madje edhe me Mike(Tresor) ​​dhe lojtarë të tjerë, duam të jemi më kërcënues për gola’”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME