Rama: Fond i përgjithshëm për strehimin e përballueshëm

TIRANË, 9 prill /Albania Express News/ Nga takimi me Asamblenë socialiste të Durrësit, kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, tha sot se qyteti bregdetar ka nevojë për më shumë investime.

“Durrësi ka nevojë për më shumë investime. Kemi diskutuar për një program parkimi nëntokësor dhe mbitokësor. Do të bëjmë edhe investime të tjera”, u shpreh Rama.

Kreu i Qeverisë bëri të ditur se projekti i Marinës së Durrësit tashmë është në proces zbatimi. “Më në fund, çështjet e pronës për Marinën u zgjidhën dhe po punohet me ritëm. Do të jetë një e ardhur shumë e madhe për Durrësin”, deklaroi Rama, duke shtuar se ka edhe dy projekte të mëdha në bregdet që do të rrisin më tej atraksionin turistik.

Një nga objektivat kryesore, sipas tij, është tërheqja e turistëve që shpenzojnë më shumë para këtu. “Sfida është të sjellim një kategori tjetër turistësh, ata që shpenzojnë më shumë. Për këtë duhen struktura si marina dhe hotele cilësore”, tha ai.

Sa i përket çështjes së strehimit, Rama e cilësoi atë si një nga pikat më delikate të zhvillimit aktual. “Nuk kemi vetëm problemin e strehimit social për më të varfrit, por edhe strehimin e përballueshëm për ata që punojnë dhe nuk janë të pasur”, u shpreh ai.

Qeveria, tha kryeministri Rama, po ndërmerr reforma në këtë drejtim, përfshirë krijimin e një fondi nga taksa 3% mbi lejet e ndërtimit për strehimin. “Jemi i vetmi vend që kemi një taksë të tillë dhe do t’i mbledhim këto të ardhura në një fond të vetëm”, tha Rama.

Rama shtoi se do të zbatohen edhe skema mbështetëse për qytetarët. “Do të lehtësojmë marrjen e shtëpive për të rinjtë dhe ata që janë në punë, përmes garancive bankare. Kemi nisur me kredi me zero interes për mësuesit, policët dhe ushtarakët, dhe këtë vit do ta zgjerojmë më tej”, përfundoi kryeministri Edi Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet rregullorja e re për shfrytëzimin e hapësirave publike

Me vendim të Këshillit të Ministrave, u vendosen rregulla...

Gledian Llatja: Mbështetja për studentët nga Lugina e Preshevës, prioritet i Bashkisë

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka pritur në...

Bardhi: Ligji i investimeve strategjike nuk i shërben interesit publik

TIRANË, 9 prill /Albania Express News / Kreu i...