“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

Shqiptarët në Malin e Zi do të bashkohen në një subjekt të vetëm politik.

Ministri i Administratës Publikë ne Malin e Zi, Marash Dukaj deklaroi në një intervistë për Top Channel se objektivi i Forumit Shqiptar është unifikimi i shqiptarëve, si një nevojë kyçe për arritjen e integrimit në Bashkimin Europian dhe për forcimin e marrëdhënieve me fqinjët.
“Unë besoj dhe shpresoj që për një kohë të shkurtër, nuk besoj se do të kaloj më shumë se 1 muaj që Forumi Shqiptar do të bëhet unik, pra të bëhet një subjekt politik dhe me platformë të qartë për unifikimin e shqiptarëve në Mal të Zi sepse unifikimi i shqiptarëve kudo jo vetëm në Mal të Zi është baza, është themeli I arritjeve të sukseseve dhe aspiratave tona që kanë të bëjnë me integrimin e Malit të Zi në BE, me raportet e shkëlqyera me të gjithë fqinjët, në mënyrë të posaçme me Shqipërinë dhe Kosovën, me zhvillimin ekonomik, mirëqenien, zhvillimin kulturor, gjuhësor dhe shumë aspekte të tjera”, shprehet Dukaj.

Sakaq, gjatë një forumi në Universitetin Europian të Tiranës, ku foli për pozitat dhe rolin e shqiptarëve në politikë-bërje, ministri Dukaj tha se përfaqësimi i shqiptarëve të Malit të Zi asnjëherë nuk ka qenë në këtë nivel që është sot.
“Me themelimin e Forumit Shqiptar në vitin 2013 në Tuz e këndej, situata dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Mal të Zi ka ndryshuar. Historia këtë do ta dëshmojë dhe do ta shkruajë në një mënyrë, jam shumë i sigurt, pozitive për shqiptarët në Mal të Zi”, thotë Dukaj.
Universiteti Europian i Tiranës e nderoi ministrin Marash Dukaj me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin e tij në forcimin e institucioneve publike dhe promovimin e vlerave demokratike. Dukaj u rikthye në UET si një ish-student i diplomuar në vitin 2013.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjeneralët amerikanë dhe kubanezë takim në bazën e Guantanamos, diskutuan për sigurinë operacionale në rajon

SHBA,30 maj 2026/Albania Express News/Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë...

Sonte ngrin Europa, PSG mbron fronin, Arsenali kërkon historinë në finalen e çmendur! Gjithçka që duhet te dini…

BUDAPEST,30 maj 2026/Albania Express News/Dita e shumëpritur më në...

Temperatura të larta në vend, si parashikohet moti për këtë të shtunë

TIRANË,30 maj 2026/Albania Express News/Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar...