Radhë kilometrike në Qafë Thanë, mbi 2 km pritje në dalje nga Shqipëria

Radhët e gjata janë rikthyer sërish këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë Thanës, në dalje të Shqipërisë drejt Maqedonisë së Veriut. Kolona e automjeteve ka kaluar mbi 2 km, ndërsa qarkullimi po menaxhohet në tre korsi.

Në pritje janë makina me targa maqedonase dhe të Bashkimit Europian, pasi turistët që kaluan pushimet në Shqipëri po kthehen drejt vendeve të tyre.

Edhe pse po punohet me tre sportele, përpunimi i ngadalshëm i dokumenteve ka krijuar vonesa dhe nervozizëm, me udhëtarët që shprehin frustrimin përmes borive të makinave. Situata është përsëritur disa herë gjatë këtij sezoni veror, duke sjellë probleme në të dyja anët e kufirit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë, plagosen dy persona

GRAMSH ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor me...

Egnatia në Champions League, mëson fatin e saj për raundin e tretë

RROGOZHINË ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia do të luajë...

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin, ja MESAZHI që u dërgoi të vetëve

TIRANË ,20 korrik 2027/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama pritet...

Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

TIRANË, 20 korrik 2026 /Albania Express News/ -Ministri i...