Qarkullim i vështirë në aksin Librazhd–Qafë Thanë, rruga ende e mbuluar nga dherat pas shembjes së masivit shkëmbor

 

Edhe pse aksi rrugor Librazhd–Qafë Thanë u hap mbrëmjen e djeshme pas rreth 7 orësh bllokim total, lëvizja e automjeteve vijon të mbetet e vështirë dhe problematike. Në segmentin pranë fshatit Dragostunjë, aty ku ndodhi shembja e masivit të madh shkëmbor dhe dherave, rruga vazhdon të jetë e mbuluar nga baltë dhe materiale inerte, duke rrezikuar sigurinë e qarkullimit.

Sipas informacioneve, një pjesë e konsiderueshme e trupit të rrugës mbetet ende e zënë nga një shkëmb i madh, i cili nuk është mundur të zhvendoset, çka e kufizon ndjeshëm lëvizjen dhe detyron drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes maksimal.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të së dielës, kur shembja e papritur e masivit shkëmbor bllokoi plotësisht aksin kombëtar, duke lënë në rrugë mijëra qytetarë dhe automjete për orë të tëra. Pavarësisht situatës së rëndë dhe kaosit të krijuar, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, ose të lëvizin me kujdes të shtuar, deri në normalizimin e plotë të situatës dhe pastrimin e plotë të rrugës nga materialet e rrezikshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Samiti i G7 dhe roli potencial i të ftuarit që pozitivizoi axhendën

Nga Aleksandër Çipa/Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë  Samiti i...

Rikompozimi gjeopolitik dhe prirja e multilateralizmit global

Nga Aleksandër Çipa/Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë   TIRANË...